Gate Club: Ka shpërthyer një bombol gazi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gate Club: Ka shpërthyer një bombol gazi

    Insajderi
    21 July 2025 - 10:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një bombol gazi ka shpërthyer të dielën në mesnatë në klubin e natës “Gate Club” në Prishtinë, ka thënë klubi në një njoftim për media.

    Sipas njoftimit, shpërthimi në pjesën e jashtme të objektit ka ndodhur si rezultat i një defekti në një bombol gazi.

    Bombola ishte vendosur përkohësisht pasi pjesa e jashtme e objektit ndodhej në proces renovimi, tha klubi i natës në njoftim.

    Sipas deklaratës, fatmirësisht askush nuk është lënduar dhe nuk ka dëme materiale.

    “Autoritetet përkatëse janë njoftuar menjëherë dhe po kryejnë verifikimet përkatëse për të garantuar sigurinë dhe për të shmangur çdo rrezik të mëtejshëm”, tha kompania në reagim.

    “Gate Club” tha se puna do të vazhdojë normalisht të hënën.

    Klubi i natës, i cili ndodhet në zonën industriale në Prishtinë, ishte rihapur vetëm disa ditë më parë pas një periudhe rinovimi që pasoi djegien e tij disa muaj më parë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark