Edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar konvertimi i patentë shoferëve ilegale serbë në atë të Kosovës.
Nga data 10 maj e deri më sot (7 gusht) numri i tyre ka shkuar në 5 mijë e 588.
Ndërsa vetëm sot janë lëshuar 237 patentë-shoferë.
Kjo është bërë e ditur nga ana e zëvendësdrejtorit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Në Leposaviq janë lëshuar 109 patentë shoferë, në Mitrovicën Veriore 51, në Zveçan 48 dhe në Zubin Potok 33”, ka thënë Elashani.
Theksojmë se deri në përfundim të afatit zyrtarisht kanë mbetur edhe dy ditë.
Pas datës 9 gusht, qytetarët serbë që ndalohen nga policia e që nuk janë të pajisur me leje të Kosovës, konsiderohen se janë duke vozitur pa patentë-shoferë.Sipas ligjit, shuma e gjobës është nga 500 deri në 1 mijë e 500 euro.