Gati ftesat për martesën e princit shqiptar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gati ftesat për martesën e princit shqiptar

    Insajderi
    09 July 2016 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë bërë gati ftesat për martesën e princit shqiptar Leka II me këngëtaren Elia Zaharia.

    Vet princi Leka II ka publikuar në Facebook momente nga përgatitja dhe shkrimi i emrave të mysafirëve që po realizohet nga artisti Avni Delvina.

    “Dëshiroj të ndaj me ju disa fotografi të marra gjatë plotësimit të ftesave nga artisti i mirënjohur Z. Avni Delvina. Përveç punës së tij si piktor dhe grafist, këtë herë ai me mjeshtëri të veçantë po përkushtohet në kaligrafinë e emrave të ftuarve”, ka shkruar princi shqiptar.ftesat 2

    Leka gjithashtu ka ndarë edhe një informatë të rëndësishme, duke treguar lidhjen që ka me familjen Delvina.

    “Ajo që e bënë akoma më të veçante dhe simbolik këtë moment kaq të bukur të përgatitjeve, është historia që i lidh dy familjet tona. Në foton e dasmës se gjyshërve të mi, Mbretit dhe Mbretëreshës, është pikërisht paraardhësi i tij i nderuar, Z. Hiqmet Delvina, asokohe ministër drejtësie, para të cilit Çifti Mbretëror firmos aktin e martesës”, shkruan Leka II.

    Martesa mbretërore do të bëhet më 8 tetor 2016 në Tiranë. /Insajderi.com

    3 martesa


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark