Brenda fundit të 2016-tës pothuajse gjysma e popullsisë së botës do të ketë qasje në internet nxitur nga rritja e mbulimit të rrjeteve dhe rënia e çmimeve tha Organizata e Kombeve të Bashkuara ditën e sotme.
Në vendet e zhvilluara pothuajse 80% e popullsisë kanë qasje në inernet. Por kjo shifër është vetëm 40% në vendet në zhvillim dhe 15% në vende pak të zhvilluara.
Globalisht 47% e popullsisë është online. Edhe pse kjo është një shifër inkurajuese gjendet larg objektivave të Kombeve të Bashkuara e cila synon që 60% e popullsisë të ketë qasje në internet brenda 2020-tës.
Sipas ITU-së, 3.5 miliard përdorues do të kenë qasje në internet në fund të këtij viti.
“Në 2016-tën përdoruesit nuk hyjnë më online por janë online. Shpërndarja e rrjeteve 3G dhe 4G në mbarë botën ka afruar internetin me shumë e më shumë njerëz dita ditës,” shkruante raporti.
Megjithatë shumë punë ngelet për tu bërë në vendet pak të zhvilluara. Penetrimi i internetit në këto vende ka arritur nivelin që kishin vendet e zhvilluara në 1998-tën citon raporti.
Faktorët kryesore që kontribojnë në këtë gjendje janë kostoja e shërbimit dhe mungesa e infrastrukturës. (PCWorld Albanian)