Gati gjysmë milioni civilë në Mosul s’kanë qasje në ujë të pijshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gati gjysmë milioni civilë në Mosul s’kanë qasje në ujë të pijshëm

    Insajderi
    01 December 2016 - 10:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koordinatorja e Kombeve të Bashkuara për çështje humanitare në Irak tha se kushtet e ujit të pijshëm në Mosul janë “katastrofike”.

    Lise Grande i bëri këto komente derisa forcat qeveritare, të mbështetura nga aleatët kurdë dhe sulmet ajrore të SHBA-së, po vazhdojnë ofensivën për rikthimin e qytetit nga grupi militant Shtetit Islamik.

    Mosuli, qyteti i tretë më i madh i Irakut, është marrë nga militantët qysh në vitin 2014.

    Rikthimi i tij do të ishte fitore e madhe për qeverinë e brishtë të Irakut.

    “Gati gjysmë milioni civilë, të cilët luftojnë për t’u ushqyer, janë tani edhe pa qasje në ujë të pijshëm”, tha Grande.

    “Ndikimi te fëmijët, gratë dhe familjet do të jetë katastrofik”, shtoi ajo.

    Prejse ka nisur ofensiva e qeverisë më 17 tetor, mbi 70,000 njerëz kanë ikur nga Mosuli.

    Megjithatë, mbi një milion të tjerë besohet se mbeten në qytet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark