Gatishmëria e partive politike për koalicione parazgjedhore – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gatishmëria e partive politike për koalicione parazgjedhore

    Insajderi
    03 November 2016 - 08:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sinjalet për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në pranverën e vitit tjetër, kanë shtyrë partitë politike të mendojnë për koalicione parazgjedhore. AAK-ja dhe Nisma për Kosovën kanë konfirmuar se do të garojnë së bashku në zgjedhje, të cilat e kanë të nënshkruar kohë në parë një marrëveshje të tillë, përderisa përfaqësuesit e partive të tjera deklarohen se janë të gatshme për koalicione nëse vendoset definitivisht që vendi të shkojë në zgjedhje.

    Partitë më të mëdha, përpos deklaratave se janë të hapura për koalicione, thonë se ende nuk e kanë shqyrtuar një mundësi të tillë.

    Në PDK thonë se ende nuk e kanë shqyrtuar çështjen e koalicioneve, ndonëse në zgjedhjet e fundit kanë garuar bashkë me disa subjekte politike më të vogla, ndërsa në LDK thonë se janë të hapur për koalicion parazgjedhor, shkruan Zëri.

    Kreu i partisë më të madhe në vend, Kadri Veseli, së fundmi disa herë ka deklaruar se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme nëse subjektet politike arrijnë marrëveshje për një gjë të tillë.

    Edhe opozita është pro zgjedhjeve të parakohshme, derisa partia e kryeministrit Isa Mustafa (LDK) ka mohuar se vendi do të shkojë në zgjedhje para qershorit 2018.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark