Trajneri i Hajdukut të Splitit, Gennaro Gattuso nuk e mori kosovarin Emir Sahiti në ndeshjen e kthimit të xhiros së dytë të kualifikueseve për Ligën e Konferencës kundër HB Torshavn.
Anësori i Hajdukut u vonua në stërvitjen e skuadrës ditën e djeshme, për këtë arsye tekniku italian e la atë në shtëpi, pra në Split.
Pas mbërritjes në Torshavn, Gattuso mbajti një konferencë të shkurtër për media dhe gazetarët e pyetën atë lidhur me mungesën e Sahitit.
“Ne jemi ekip futbolli, kemi nënshkruar një marrëveshje që ka rregulla dhe disiplinë të qartë. Emiri u vonua dhe nuk udhëtoi me ne, por e premtja është një ditë e re dhe e nisim nga fillimi. Shpresoj që kjo të mos ndodhë me të tjerët”, tha ai dhe shtoi: