Gaxherri: Kjo qeveri nuk është qeveri e krimit të organizuar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gaxherri: Kjo qeveri nuk është qeveri e krimit të organizuar

    Insajderi
    10 May 2017 - 12:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri ka thënë se qeveria aktuale është model i qeverisjes në Kosovë.

    Sipas Gaxherit kjo qeveri është pa skandale dhe pa krim të organizuar si qeveria e mëparshme, ku ndër të tjera përmendi skandalin e pasaportave, vjedhjen e arit në polici dhe në dhomën e dëshmive.

    “Kjo qeveri merret shembull në regjion dhe më gjerë për luftën kundër krimit dhe terrorizmit”, ka thënë Gaxheri në foltoren e kuvendit.

    Gaxheri ka thënë se partia e saj ka bërë reforma fiskale, me rezultate të pranuara dhe që u ka dhënë zgjidhje pasurive kombëtare dhe privatizimit.

    “Kjo qeveri ka krijuar stabilitet buxhetor, riparoi mardhëniet e ndërprera me organizatat financiare ndërkombëtare”.

    “Qeveria ka krijuar rregulla ligjore për ngritje pagash, që të mos bëhet lojë me paranë e shtetit për fushata zgjedhore siç është bërë me qeverinë e mëparshme”.

    Sipas saj “kjo qeveri ka stopuar shumë procese të këqija por Kosova ka nevojë edhe disa vite për qeverisjen e lidhjes demokratike të Kosovës”.

    “Krizën politike e ka krijuar qeveria apo kuvendi? Kush duhet të japë përgjegjësi për mungesë të rregullit dhe korumit në kuvend? Kryeministri apo kryetari  kuvendit?”

    “Kush po frikësohet nga qeveria e LDK-së? Të gjithë, sepse LDK është subjekti i vetëm që s’ka hipoteka kriminale”.

    “Kjo qeveri po ju pengon pasi që janë mësuar të veprojnë asht siç janë mësuar”.

    “Ju partitë satelite duhet ta dini se LDK është e unifikuar më shumë se kurrë më parë. Jemi alternativa e vetme serioze e Republikës së Kosovës, LDK mund ta shohë në sy çdo qytetar”, ka përfunduar Gaxherri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark