Ashraf al-Qudra, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, e kontrolluar nga Hamasi ka bërë të ditur se janë rrethuar spitalet në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë të premten se inteligjenca e tyre tregoi se ata që i quajtën “terroristë yë Hamasit” po vepronin nga brenda spitaleve Al-Amal dhe Nasser, shkruan CNN.
Spitali Al-Amal: “Fragmente të copëzave” po kalojnë nëpër muret e ndërtesës së spitalit Al-Amal, i cili është i rrethuar nga tanket izraelite, sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, agjencia e ndihmës që gjithashtu ka selinë në spital. Një shtëpi jashtë portës lindore të spitalit Al-Amal u shënjestrua nga ushtria izraelite, duke shkaktuar “dëme të mëdha materiale” në ndërtesën e spitalit.
Spitali Nasser: Shumica e mjekëve janë larguar nga objekti, vetëm 12 kirurgë dhe disa staf tjetër mjekësor kanë mbetur, tha Ahmad Moghrabi.
“Ajo që po ndodh në spital është një tmerr i vërtetë. Ka granatime përreth, tinguj të shtëna armësh”, shtoi ai.