Gazeta e Silvio Berlusconit shpërndanë falas librin e Hitlerit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gazeta e Silvio Berlusconit shpërndanë falas librin e Hitlerit

    Insajderi
    11 June 2016 - 19:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një gazetë italiane, pronë e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, është vënë në qendër të kritikave pasi ka shpërndarë kopje falas të librit të Adolf Hitlerit, Mein Kampf.

    Kryeministri italian, Matteo Renzi, ka thënë përmes Twitter se vendimi i gazetës Il Giornale për të shpërndarë pikëpamjet politike të liderit nazist është gjest i ulët, dhe ka shprehur solidaritetin e tij me komunitetin hebraik, njofton The Guardian.

    Efraim Zuroff, përfaqësues i komunitetit hebraik, i ka thënë gazetës Corriere della Sera se një gjest i tillë është i paprecedentë.  Sipas burimeve, edhe ambasada izraelite ka shprehur habinë e saj.

    Por, Il Gironale, një gazetë që përkrah politikat e qendrës së djathtë, e që është pronë e familjes Berlusconi, ka arsyetuar vendimin duke thënë se aty ka edhe komente kritike që për qëllim kanë studimin e asaj se çfarë është e keqe dhe për të evituar atë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark