"Refugjatët mund të kalojnë nga malet e Shqipërisë në të cilat trafikohet drogë" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Refugjatët mund të kalojnë nga malet e Shqipërisë në të cilat trafikohet drogë”

    Insajderi
    21 April 2016 - 20:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas të përditshmes gjermane, shumë azilkërkues kishin depërtuar vitin e kaluar përmes Detit Mesdhe në Evropë. Por përderisa BE ka mbyllur rrugët e Detit Mesdhe dhe ato që lidhin me Detin Egje, numri i të ardhurve ka rënë në mënyrë drastike.

    Mirëpo, Mesdheu nuk është mënyra e vetme për të kaluar në kufijtë e Evropës. Në vitin 2015 të paktën 3770 njerëz kanë vdekur nëpër brigjet  e Evropës. Refugjatët kanë zbuluar mënyra të reja për të kaluar kufijtë, dhe ato shumë të rrezikshme.

    Më shumë se 57.000 njerëz janë duke pritur përgjatë rrugës ballkanike, dhe shumica e tyre gjenden në Greqi. Qysh kur Maqedonia ka mbyllur kufijtë e saj, rreth 8,000 njerëz kanë përdorur rrugën nga Greqia për në Bullgari.

    Nëse edhe Bullgaria i mbyll kufijtë atëherë refugjatëve nuk u mbetet rrugë tjetër përpos rrugës së rrezikshme nëpër malet e Shqipërisë, dhe pastaj përmes detit të kalojnë në Itali, shkruan gazeta gjermane.

    “Pas rënies së regjimit komunist në vitin 1991, dhjetëra mijëra shqiptarë ishin larguar përmes detit në Evropën Perëndimore. Ndërsa ngushticat nëpër këto male njihen si vende ku trafikohet droga”, shkruhet në artikullin e gazetës.

    Më shumë se dy milionë refugjatë gjenden në Turqi, në varfëri të skajshme dhe të paaftë për punë. Ata konsiderojnë si zgjidhje rrugët tokësore qe lidhin Detin e Zi me Bullgarinë ose përmes detit në Itali.

    Rruga për në Itali nga fundi i vitit 2014 kishte mundësuar kontrabandën e qindra refugjatëve. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark