
Deklarimi i kapitenit të Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmanit, lidhur me mosprezencën e gazetarëve të Kosovës në stadiumin e Napolit, është pritur jo mirë nga këta të fundit.
Lidhur me këtë, dy faqe në ‘Facebook’ që mbulojnë fushën e sportit i kanë reaguar ashpër Rrahmanit.
“Qysh po pret bir na gazetart me t’ardh ne festen e titullit ne Napoli, kur 90% t’gazetarve iu ke lon seen se u bone VIP edhe i harrove ata qe t’kan perkrahe neper bore e neper shi sa lujshe ne Kosove e Shqiperi?
Qysh me ardhe ne Napoli mu gzu per Napolin kur ti s’vjen per Kosoven edhe e len n’lloq me Maqedonine e veriut edhe t’kallxon Pandevi qe kur duhet shteti pagun aeroplan privat per ndeshje jetike?“, thuhet ndër të tjera në një reagim.
Ndërkaq mediumi ’90 Minuta’ është zotuar se nëse kanë fondet e nevojshme, do të mbulojnë ndeshën hapëse të sezonit në Serie A, ndeshjet vendimtare në Ligën e Kampionëve dhe në këtë kompeticion.
“Ajo që ne mund të themi me bindje të plotë është se shumica e adhuruesve të futbollit në Kosovë i ndjekin ndeshjet e Napolit pikërisht për shkak të tij. Ndeshjet e Kosovës, pavarësisht mungesës së sukseseve në vitet e fundit, vazhdojnë të përcillen me interes të madh dhe me kërkesa rekord për bileta, ku një meritë e madhe për këtë interesim të madh i shkon Amirit, pasi është lojtar që të gjithë duam ta shohim live duke luajtur.
Mungesa e gazetarëve në ndeshjet e Napolit nuk është domosdoshmërisht mungesë vullneti, por shpesh pasojë e mungesës së fondeve dhe mbështetjes nga televizionet përkatëse”, thuhet ndër të tjera në reagim. /Insajderi.org/