Gazetarët frikësohen se rasti “Grabovci vs. Insajderi” mund të mos zgjidhet në mënyrë meritore – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetarët frikësohen se rasti “Grabovci vs. Insajderi” mund të mos zgjidhet në mënyrë meritore

    Insajderi
    06 October 2016 - 14:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se është duke e përcjellë me vëmendje rastin e Adem Grabovcit kundër Gazetës Insajderi, por se ky komunitet frikësohet se ky rast mund të mos zgjidhet në mënyrë meritore.

    AGK u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që ta shqyrtojnë rastin bazuar në standardet e krijuara nga Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut dhe Këshilli i Europës.

    “Njëkohësisht i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar, sidomos OSBE-së, Këshillit të Europës dhe zyrës së BE-së të monitorojë nga afër rastin gjyqësor kundër gazetës Insajder”, shkruan në komunikatën e AGK-së.

    Gazeta Insajderi ka filluar publikimin e përgjimeve të “Dosjes së Shefave” në fillim të muajit gusht.

    Menjëherë ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci kishte kërkuar ndalimin e tyre mirëpo Gjykata Themelore e Prishtinës kishte hedhë poshtë kërkesën e Grabovcit.

    Ai ishte ankuar në Gjykatën e Apelit, kjo Gjykatë mori rolin e avokatit të Grabovcit duke e prishur aktvendimin e Gjykatës Themelore që hedh poshtë kërkesën e tij, duke e urdhëruar madje shkallën e parë që të kërkojë nga paditësi sjelljen e prova të reja lidhur me pretendimet se i është shkelur privatësia dhe të drejtat kushtetuese.

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur hetimet kundër Adem Grabovcit dhe zyrtarëve të tjerë të PDK-së të përfshirë në përgjime për vepra penale që lidhen me keqpërdorimin e pozitës zyrtare. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark