Gazetarët në Turqi protestojnë kundër Erdoganit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gazetarët në Turqi protestojnë kundër Erdoganit

    Insajderi
    01 April 2016 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qindra njerëz, duke përfshirë edhe politikanët e opozitës protestuan sot jashtë gjykatës ku dy gazetarët e njohur turq, të cilët përballen me burgim të përjetshëm, po gjykoheshin për spiunazh, disa orë pasi që presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, mohoi që kishte ndalur lirinë e shtypit.

    Can Dundar, shefi i gazetës Cumhuriyet si dhe Erdem Gul, shef i zyrës së kësaj gazete në Ankara akuzohen për përpjekje për të rrëzuar qeverinë, me një publikimin e një videoje që tregon Agjencinë e Inteligjencës së shtetit turk, duke ndihmuar eksportimin e armëve me kamion për në Siri në vitin 2014.

    Rasti i tyre ka sjellë kritika ndërkombëtare dhe ka ngritur shqetësime rreth lirisë së shprehjes në Turqi. Në seancën e tyre të parë, gjykata e shqyrtoi rastin me dyer të mbyllura gjë që nga kritikuesit u pa si një lëvizje për të cenuar pavarësinë e gjyqësorit.

    Dy gazetarët kaluan 92 ditë në burg, përpara se gjykata kushtetuese të vendoste muajin e kaluar se paraburgimi ishte e pabazë dhe u liruan.

    Me këtë rast Erdogan, ka thënë se nuk e ka respektuar këtë vendim, shkruan Reuters./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark