Gazetarëve në Taxhikistan u kërkohet ta përdorin titullin e plotë të presidentit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gazetarëve në Taxhikistan u kërkohet ta përdorin titullin e plotë të presidentit

    Insajderi
    24 April 2017 - 23:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetarët e mediave shtetërore në Taxhikistan thonë se nga ta është kërkuar që ta përdorin titullin e plotë, të gjatë, të presidentit, Emomali Rahmon, gjatë raportimeve për të.

    Gazetarët që punojnë për mediat shtetërore i kanë thënë sot Radios Evropa e Lirë se duhet ta paraqesin presidentin Rahmon si “themelues i paqes dhe unitetit kombëtar të Taxhikistanit, lideri i kombit, presidenti Emomali Rahmon”.

    Drejtori i Radios shtetërore të Taxhikistanit, Farruh Ziyoyev, tha se përdorimi i obligueshëm i titullit të plotë të presidentit është i paraparë me ligj dhe nuk ka dhënë detaje të tjera.

    Rahmon, 64 vjeçar, e ka titullin dhe imunitetin e përjetshëm nga ndjekja penale, në harmoni me një legjislacion, të cilin e ka miratuar në vitin 2015, përcjell REL.

    Ky legjislacion, po ashtu, i mbronë edhe të afërmit e tij nga ndjekja ligjore.

    Ish-shef i një ferme kolektive në Taxhikistan, ai sundon prej vitit 1992, një vit pas shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik më 1991.

    Avokati i pavarur, Shokirjon Hakimov, tha se legjislacioni nuk parasheh kurrfarë dënimesh për mospërdorimin e titullit të presidentit në raportet për të.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark