Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptasve, organizoi një tryezë me qëllim diskutimi mbi raportimin e mediave për këto komunitete.
Gjatë diskutimeve u kërkua nga gazetarët që të kenë kujdes në përdorimin e terminologjisë. Njëherësh pjesëtarët e këtyre komuniteteve theksuan nevojën për një portretizim më pozitiv të tyre.
Njëkohësisht u shfaq nevoja për trajnime të gazetarëve që janë pjesë e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas me qëllim të ngritjes së standardeve profesionale./Insajderi.com