Gazetari kosovar, Nuhi Bytyqi, ka folur për dëshminë e tij në Gjykatën Speciale. Ai ka thënë se ka marrë ftesë në cilësi të dëshmitarit dhe ka pranuar që të dëshmojë meqë s’ka nevojë t’i iket drejtësisë meqë s’ka pasur luftë më të pastër.
“Kam pas kërkesë në cilësinë e dëshmitarit nga Prokuroria Speciale. S’kemi nevojë t’i ikim drejtësisë sepse luftë më të pastër s’ka pastër. Unë kam prezanutar sakrificën për liri të popullit të Kosovës”, ka thënë ai në FRONTAL.
I pyetur për një moment tensioni në Gjykatë, Bytyqi ka treguar se ka dashur të thotë se Specialja dallon shumë nga gjykata për Ish-Jugosllavinë dhe sipas tij Specialja dëshiron hapur që të akuzojë dhe dënojë luftën e UÇK-së, meqë aty po sillen dëshmitarë të Serbisë.
“Në fund të dëshmisë desha me e falendëru Gjykatën, deshta të them se kam përcjellë dy procese gjyqësore, Limajn e Haradinajn dhe se po ë vërej një dallim të madh të gjykatës për Ish-Jugosllavi dhe kësja gjykate. Është një tendencë e hapur për ta dënuar UÇK-në dhe luftën e UÇK-së sepse po sillen në gjykatë dëshmitarë të Serbisë.Dhe desha të them se historia e Kosovës s’mund të rishkruhet në Hagë. Kjo ka qenë mesazhi im që drejtuesit e UÇK-së të lirohen sa më parë.”, ka thënë ai.