Gazetari e vendos në siklet për inceneratorët, Rama i shmanget dhe bën muhabet me pubklikun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari e vendos në siklet për inceneratorët, Rama i shmanget dhe bën muhabet me pubklikun

    Insajderi
    07 April 2022 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Edi Rama është përpjekur t’ju shmanget pytjeve mbi inceneratorët, mbrëmjen e sotme në Opinion. Por këtë radhë ka zgjedhur një mënyrë ndryshe.

    Ndërsa gazetari Blendi Fevziu e pyeste lidhur me kostot që ka inkapsulimi dhe incenerimi i mbetjeve, Rama u çua dhe nisi të bisedonte me publikun në sallë.

    Foto/ Flitet për inceneratorët/ Rama braktis bisedën me Fevziun

    Drejtuesi i emisionin Blendi Fevziu ka publikuar shifrat që qeveria ka shpenzuar për inceneratorët.

    Por, kjo gjë nuk është pritur mirë nga kreu i qeverisë, i cili nuk dha një përgjigje shteruese për këtë çështje, por duke bërë ironi u drejtua nga publikua dukë kërkuar kafe.

    Fevziu: Kryeministri nuk përgjigjet dot për një çështje.

    Rama: Nuk po të ndjek..

    Feziu: A mund të përgjigjesh?

    Rama: Na sjellni një kafe ju lutem.

    Feziu: Ke shpenzuar 40 milionë euro për inceneratorin e Tiranës nga 23 që duhet të paguaje. 60 milionë për dy të tjerët, Fieri dhe Elbasanin. Është djegësi i parë dhe i dytë.

    Rama: Për Tiranën nuk paguajmë asnjë lekë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark