Gazetari Faton Osmani varroset nesër, në ora 12:00 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari Faton Osmani varroset nesër, në ora 12:00

    Insajderi
    11 February 2025 - 12:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Faton Osmani, themeluesi dhe pronari i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, i cili ndërroi jetë sot në moshën 49 vjeçare do të varroset nesër, më 12 shkurt në orën 12:00, në Prishtinë.

    Në njoftimin e familjes bëhet e ditur se e pamja do të vazhdojë tri ditë, kurse për vendin familjarët, miqtë dhe kolegët do të njoftohen me kohë.

    “Të nderuar familjarë e miq,

    Zemërthyem ju njoftojmë se sot babi na la, i rrethuem me më të dashtunit e vet.

    Varrimi mbahet nesër (12 shkurt – 12:00) në Prishtinë, ndërsa e pamja do të vazhdojë tri ditë (për vendin, do t’ju njoftojmë me kohë).

    Faleminderit stafit mjekësor dhe të gjithëve që na qëndruan pranë gjatë ditëve tona më të vështira.

    E ty, bab, do t’kujtojmë e do t’përpiqemi të t’bëjmë krenar deri në frymën e fundit.

    Deri në takimin tjetër,

    Sevda, Enea dhe Ermoni”, shkruhet në njoftimin mortor të familjarëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark