Gazetari i gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, ka kërkuar garanci nga emisarët perëndimorë që Kosova të njihet nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën.
Martens ka thënë se Kurti ka vendosur një kusht për Perëndimin në mënyrë që të pranojë propozimin franko-gjerman.
“Në mënyrë që ta pranojë propozimin perëndimor për një zgjidhje, ai kërkon garancinë që pesë shtetet anëtare të BE-së që ende s’e kanë njohur Kosovën, do ta bëjnë një gjë të tillë”, ka shkruar Martens në rrjetin social Twitter.Martens thotë se Kurti ka kërkuar që kjo të përfshihet edhe në marrëveshje.
Ai tregon se në takimin e të premtes mes Kurtit dhe pesëshes së emisarëve perëndimorë në Prishtinë, u prezantua sërish kjo ofertë perëndimore (propozimi franko-gjerman). Ky propozim bazohet në “vijat e traktatit gjermano-gjerman të vitit 1972” (i njohur edhe si zgjidhja e dy Gjermanive në vendin tonë).