×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari Hamidi: Pronari i Ex-Fis ua lagë fytin pushtetarëve të Vetëvendosjes

    Insajderi
    22 October 2024 - 19:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Lavdim Hamidi, tha se pushtetarët janë duke përfituar nga kompania Ex-Fis.

    Ai në “Facebook”, ka hedhur dyshime se pse ministri Murati dhe ministrja Hajdari nuk kanë folur siç thotë ai për monopolin e furnizimit me kerozinë të Aeroportit Adem Jashari.

    Thojshin na rrëzoj opozita Ligjin për çmimin tavan të derivateve të naftës, ndërsa rasti i Gjilanit i demantonte. Atje vazhdimisht nafta shitej më lirë se në Prishtinë per 15-20%, sepse konkurrenca e bënë të veten në treg.

    Pse Hekuran Murati e Rozeta Hajdari kurrë nuk e folën asnjë fjalë për monopolin e furnizimit me kerozinë të Aeroportit Adem Jashari?! Jo, sepse aty ka dyshime se dikush ua lagë fytin qeveritarëve aktual, prandaj e kanë lënë furnizimin me kerozinë në dorë të një kompanie, ExFis-it“, tha ai.

    Tutje, Hamidi tha se aftësia e biznesmenëve qëndron te lidhja me të gjitha pushtetet.

    “Veç mos thuani për shkaqe sigurie, sepse po të ishte ashtu do të duhej të rikthehej British Petroleum në Aeroport.

    Këta biznesmenët e Kosovës, shumica prej tyre, e kanë një aftësi me u lidhë me të gjitha pushtetet. Pronarit të Exfis, Isa Muharremi, më herët iu lakohej emri si shok i ngushtë i Haki Shatrit, sa ishte ky i fundit ministër i Ekonomisë dhe Financave. Tash po thonë janë bo “kumbarë” me Bislimin dhe Albinin“, përfundoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark