Gazetari i Al Jazeera vazhdon punën duke raportuar nga terreni vetëm një ditë pasi iu vra gruaja dhe fëmijët në Gaza – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gazetari i Al Jazeera vazhdon punën duke raportuar nga terreni vetëm një ditë pasi iu vra gruaja dhe fëmijët në Gaza

    Insajderi
    27 October 2023 - 08:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas vrasjes së gruas, vajzës dhe të birit në sulmet ajrore të Izraelit në Gazë, gazetari palestinez Wael al-Dahdouh ka vazhduar të raportojë për fushatën e bombardimeve të izraelitëve në Gazë.

    “Kjo kurrë nuk do të heshtë zërat tonë. Gazetaria është misioni ynë i shenjtë”, tha al-Dahdouh, transmeton Telegrafi.

    Të mërkurën mbrëmë, gruaja, vajza dhe djali i al-Dahdouh, nipi dhe tetë kushërinj u vranë në sulmet ajrore izraelite, ku një bombë goditi shtëpinë brenda të cilës ishin strehuar në Nuseirat në pjesën qendrore të Gazës, pasi ishin zhvendosur nga prona e tyre.

    “Izraeli shënjestron civilët dhe po kryen masakra mbi familjet. Është pjesë e asaj që familjet palestineze po kalojnë çdo ditë në Gazë”, tha al-Dahdouh.

    Televizioni Al Jazeera kishte transmetuar videon e gazetarit duke mbajtur në kraharor trupin e pajetë të bijës së tij, e kufomën e të birit e vëzhgon duke qëndruar shtrirë në dyshemenë e spitalit.

    Ndryshe Izraeli ka filluar sulmet hakmarrëse ajrore në Rripin e Gazës, pasi Hamasi filloi një sulm të befasishëm në territorin e Izraelit më 7 tetor.

    Nga fillimi i këtyre bombardimeve janë vrarë 6.546 palestinezë, kurse 2.3 milionë banorë të Gazës kanë mbetur pa ushqim, ujë, barna e derivate.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark