Gazetari i njohur ukrainas varroset 16 vjet pas vrasjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gazetari i njohur ukrainas varroset 16 vjet pas vrasjes

    Insajderi
    22 March 2016 - 19:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trupi i pajetë i gazetarit ukrainas, Heorhiu Gongadze, është varrosur sot në Kiev, pothuajse 16 vjet pasi ishte vrarë.

    I ndjeri Gongadze, që i ka zbuluar rastet e korrupsionit të nivelit të lartë politik, ishte rrëmbyer në shtator të vitit 2000 dhe trupi i pajetë i tij është gjetur më vonë në periferi të kryeqytetit Kiev.

    Presidenti i atëhershëm i Ukrainës, Leonid Kuchma, ishte akuzuar për involvim në këtë vrasje, në bazë të audio incizimeve sekrete të kryera në zyrën e tij.

    Prokurorët e patën akuzaur zotin Kuchma për involvim në këtë rast në vitin 2011, por gjykata i hodhi poshtë akuzat kundër tij.

    Në vitin 2008, tre ish-policë janë dënuar me burgim të gjatë për vrasjen e gazetarit Gongadze.

    Në vitin 2012, ish-zyrtari i lartë i policisë, gjenerali Oleksiy Pukach, është dënuar me burgim të përjetshëm për shkak se ia kishte zënë frymën deri në vdekje, gazetarit Gongadze. /rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark