Blendi Fevziu, i cili pretendon se është gazetar i pavarur, është parë larg kontinentit të Evropës me pasanikun Behgjet Pacolli.
Fevziu ka realizuar fotografi me Pacollin e këshilltarin e tij, Jetlir Zyberajn, në Kigali të Ruandës, në kontinentin e Afrikës, shkruan Gazeta Insajderi.
Fotoja është shpërndarë nga këshilltari i Pacollit në Instagram.
Fevziu, sikurse Pacolli e këshilltari i tij, ka porositur pijen e njëjtë freskuese.