Gazetari maqedonas nxit bashkëkombasit për luftë kundër shqiptarëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari maqedonas nxit bashkëkombasit për luftë kundër shqiptarëve

    Insajderi
    27 February 2017 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari maqedonas, Dragan Pavloviq Llatas është duke nxitur bashkëkombasit e tij për luftë kundër shqiptarëve. Ai në shkrimin e tij të fundit parashtron tezën se si jetojnë maqedonasit atje ku shqiptarët e kanë pushtetin.

    “Shikoni se si jetohet nën pushtetin e gjuhës shqipe. Nuk duhet të shikoni më larg, shikoni në Kosovë. Shikoni në Tetovë, Gostivar, Strugë, Haraçinë, Studeniçan”, u shpreh Latas.

    “Ti që ke votuar për Zaevin, për dy gjuhësinë dhe kantonizimin dhe jeton në Shkup, Manastir, Strumicë, Prilep, Kavadar, Shtip, a e di se si jetojnë maqedonasit atje ku shqiptarët e kanë pushtetin: Dibër, Tetovë, Gostivar, Haraçinë, Likovë, Cair, a do të ndërrohesh me to, ose me serbët dhe turqit në Kosovë? Jo nuk do të zëvendësohesh.”, shkroi Dragan Pavloviq Latas.

    Dragan Pavloviq Latas është gazetar maqedonas me origjinë serbe. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark