​Gazetari me prejardhje ruse: Është koha e fundit që Ukraina të njohë Kosovën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    ​Gazetari me prejardhje ruse: Është koha e fundit që Ukraina të njohë Kosovën

    Insajderi
    27 April 2022 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sergej Sumlenny, gazetari i lindur në Gjermani dhe me prejardhje ruse, sërish i ka bërë thirrje Qeverisë së Ukrainës që të njohë pavarësinë e Kosovës.

    Ai ka shkruar se derisa Kosova e mbështet Ukrainën, është koha e fundit që kjo e fundit të njohë pavarësinë e Kosovës.

    “Kosova mbështet Ukrainën. Është koha që Ukraina të njohë Kosovën. Është me të vërtetë e vështirë të besohet se Kosova – një vend të cilin Rusia dëshiron ta fshijë tamam siç dëshiron Rusia ta fshijë Ukrainën; e cila vuan nga e njëjta luftë propagandistike ruse – nuk është njohur ende nga Ukraina”, ka shkruar ai në Twitter. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark