Gazetari Morina i kundërpërgjigjet pronarit te "Meka Hallall Food": Hipokrit, promovon produkte vendore a mishin e merr në Rumani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari Morina i kundërpërgjigjet pronarit te “Meka Hallall Food”: Hipokrit, promovon produkte vendore a mishin e merr në Rumani

    Insajderi
    25 June 2025 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari i Veriu.info, Gazmend Morina, ka reaguar ndaj pronarit të kompanisë “Meka Halal Food”, Burim Pirajt, pas deklarimeve të tij kinse agjencitë e huaja janë të implikuara në raportimin për identifikimin e mbi 20 tonëve mish pule me bakterin e rrezikshëm Salmonella.

    Duhet organet e sigurisë ta shohin se ku e ka burimin e nxitjes për të bërë një propagandë të tillë, se kjo nuk është hajgare, kjo është nxitje shumë e rëndë për gjithë prodhuesit vendor”, ka thënë Piraj për T7.

    Këtij deklarimi të Burim Piraj i është gazetari Morina, duke thënë se ky biznesmen është hipokrit.

    Ky patrioti qe organizonte fushata per konsumim te prodhimeve vendore, vet lenden e pare (mishin) per produktet e kompanise se tij e merr nga Rumania, nje shtet qe eshte kunder ekzistences se shtetit te Kosoves. Hipokrit.”, ka shkruar Morina në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark