Gazetari Mustafa u vetkërcënua nga telefoni i nipit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari Mustafa u vetkërcënua nga telefoni i nipit

    Insajderi
    14 April 2017 - 14:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari nga Mitrovica, Musa Mustafa i cili para dy ditësh kishte deklaruar se ishte kërcënuar përmes një sms në gjuhën serbe, në fakt është vet kërcënuar.

    Insajderi merr vesh nga burimet, se numri i telefonit nga i cili Mustafa pretendonte se ka marrë mesazhe figuron në emrin e nipit të tij (djalit të motrës).

    Sipas këtij burimi vet Mustafa kishte blerë një telefonon ku e kishte vendosur kartelën nga e cila i ka dërguar sms vetës, e kishte ndalur telefonin e mandej e kishte lajmëruar rastin në polici.

    Hapi i parë që kishte bërë policia në këtë rast ka qenë hetimi se në emër të kujt është i regjistruar numri i telefonit, e që kanë konstatuar se ishte në emër të nipit të Mustafës. Gjatë intervistës ai u kishte treguar policisë se numri ia kishte dhënë dajës së tij, pra gazetarit Mustafa.

    Policia sot përmes komunikatës për media njoftoi se kryredaktori Musa Mustafa nuk është kërcënuar dhe ndaj tij ka hapur rastin për veprën penale për ‘lajmërim apo kallëzim i rremë’.

    “Provat tjera të siguruara kanë ngritur dyshime të arsyeshme të bazuara për vepër tjetër penale ndaj ankuesit  në fjalë, ndaj të cilit është iniciuar kallëzim penal për vepër penale ‘lajmërim apo kallëzim i rremë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Insajderi ka provuar të marrë një koment nga Musa Mustafa për këtë rast, mirëpo ai nuk është lajmëruara në thirrjet e gazetës.

    Lidhur me “kërcënimin” kishte reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve në Amerikë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark