Chandana Keerthi Bandara, 57 vjeçar, ishte përjashtuar nga puna si producent i BBC në Shri Lanka në gusht të vitit 2014 dhe më pas kishte paditur BBC-në për përjashtim të padrejtë dhe diskriminim racor, shkruan lajmi.net.
Gjykata gjeti se përjashtimi i Bandaras, që ishte producent kryesor që nga viti 2000 dhe kishte punuar për BBC-në për 18 vjet, ishte i padrejtë, por nuk ishte edhe diskriminues, ashtu siç pretendonte gazetari.
Bandara në vend të lindjes së Princ Gjorgjit kishte vendosur të mbulonte 30 vjetorin e asaj që njihet si “Korriku i Zi” – një valë e dhunës kundër pakicës tamil që kishte shkaktuar qindra vrasje në Shri Lanka.
Një zëdhënës i “BBC World” i ka thënë The Independent se janë shumë të zhgënjyer me vendimin, sipas tij, të padrejtë, por nuk kishte treguar saktësisht përse mendonin se ishte i padrejtë.
“BBC i merr shumë seriozisht çështjet e disiplinës dhe jemi të zhgënjyer me vendimin e padrejtë”, ka thënë zëdhënësi.