×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari pretendon se pa ushtrinë serbe në Bjeshkët e Istogut, publikon pamjet

    Insajderi
    12 August 2024 - 08:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari istogas Zeqir Mehmetaj ka publikuar pamje, në të cilat pretendon se ushtria serbe ka parakaluar pranë Bjeshkëve të Istogut.

    Pamjet kryeredaktori i RTV Fontana në Istog i ka publikuar në profilin e tij në Facebook.

    Në pamjet që ka shpërndarë ai shihen disa ushtarët serb më një kamion, teksa parakalojnë në zonën e Corovodës së Istogut.

    Mehmetaj thotë se ata i kërkuan që të mos e fotografonin.

    “Ballë për ballë me forcat kufitare Serbe sot në Bjeshkën e Corovodës. Urdhëri (i cili nuk vlejti) ishte:
    NEMOJ SLIKATI ( mos fotografo).”, ka shkruar Mehmetaj. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark