Gazetari pro-VV e quan Kurtin "Rilindës kombëtar" një ditë pasi simpatizantët thanë që ai kishte "tejkaluar rilindësit" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari pro-VV e quan Kurtin “Rilindës kombëtar” një ditë pasi simpatizantët thanë që ai kishte “tejkaluar rilindësit”

    Insajderi
    18 August 2022 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gëzim Mekuli, gazetar që në mënyrë të zjarrtë përkrah Vetëvendosjen dhe kryeministrin Albin Kurti, ka bërë një status të çuditshëm.

    Duke komentuar takimin e sotëm mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, ai e ka quajtur Kurtin rilindës kombëtar.

    Ai madje e ka quajtur Kurtin engjull, teksa presidentit serb i është referuar si dreq.

    “Sot përfaqësuesi i Çubrilloviqit ballë për ballë me Rilindjen kombëtare. Sot ideologu i Ivo Andriq ballë për ballë me Sami Frashërin. Sot, pas 150 vjetësh Serbia fashiste po ndeshet me shpirtërat humane e patriotike të Vaso Pashë Shkodranit, Ndre Mjedës e të Konstantin Kristoforidhit. Sot ne Bruksel dreqi para engjullit”, shkroi ai.

    Kujtojmë që edhe dje, grupi “Me kryeministrin” deklaroi se Kurti tashmë i ka tejkaluar rilindësit kombëtarë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark