Një atentat ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetëve të kësaj partie ishte planifikuar në Kosovë.
Gazetari, Kushtrim Sadiku ka treguar se motivi kryesor i atentatit të planifikuar ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe deputetëve Arben Gashi, Avdullah Hoti dhe Armend Zemaj ka të bëjë me qëndrimet e këtij subjekti politik lidhur me proceset politike në vend.
Bëhet e ditur se kërcënimi është denoncuar nga organet gjermane të sigurisë, të cilat kanë rënë në gjurmë të një përgjimi ku flitet për një atentat direkt ndaj kryetarit të LDK-së dhe deputetëve të kësaj partie.
Sadiku tha se nga përgjimet e personave të dyshuar flitet se motivi kryesor ka të bëj edhe me “tradhti kombëtare”.