Gazetari serb sulmohet tek Liqeni i Ujmanit, arrestohet e më pas lirohet bashkëkombasi i tij – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari serb sulmohet tek Liqeni i Ujmanit, arrestohet e më pas lirohet bashkëkombasi i tij

    Insajderi
    27 June 2023 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një gazetar serb ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar nga një mashkull poashtu i nacionalitetit serb, gjatë kohës sa ishte duke bërë fotografi tek Liqeni i Ujmanit.

    Afër vendit të ngjarjes është gjetur telefoni i viktimës.

    I dyshuari është arrestuar nga policia, por më pas, me vendim të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt.

    “Fshati Kopilovicë, Zubin Potok 26.06.2023 – 11:00. Viktima mashkull/serb gazetar ka raportuar se derisa ka qenë duke bërë fotografi në liqenin e Ujmanit është sulmuar nga një i dyshuar mashkull k/serb, i është marrë telefoni dhe është kanosur. Afër vendit të ngjarjes është gjetur telefoni i viktimës dhe i është kthyer atij. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark