×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari serb: Zbatimi i masave të ndërrimit të tabelave i harmonizuar nga të dyja palët

    Insajderi
    24 September 2021 - 11:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Dejan Kozhul ka deklaruar se ajo çfarë po ndodhë në pesë ditët e fundit në Kosovë, është vetëm një në një seri situatash specifike që provokuan vendimin e serbëve të Kosovës për të “qëlluar disi veten në këmbë” sepse për shkak të bllokadës së pikës kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak janë bllokuar edhe kamionët me mallra ushqimore dhe është vetëm çështje ditësh kur shitoret në veri të Kosovës të mbeten të zbrazëta. Ai konisderon se si pala serbe ashtu edhe ajo e Kosovës e dinin se masa e zëvendësimit të targave serbe me ato të përkohshme do të fillojë të zbatohet sepse në anën tjetër tabelat me mbishkrimet  për “Asocioacionin e Komunave Serbe” u shfaqën në të njëjtën ditë.

    “Ata njerëz atje pyesin veten deri kur do të qëndrojmë këtu dhe një pjesë e madhe e tyre në të vërtetë mezi po pret që të kthehen në shtëpi, sepse kjo vërtetë nuk ka kuptim”, ka thënë Konzhul me rastin e vendosjes së barikadave të serbëve të Kosovës në veri të Kosovës.

    Ai pretendon se “Kosova është gjithmonë një temë që do të ndezë pasionet e nacionalizmit, kështu që është e njëjtë edhe këtë herë”.

    “Pyes veten se si, para së gjithash, Beogradi do të marrë vendimin për t’i tërhequr këta njerëz, dhe, besoj, do të jetë diçka e ngjashme si kur në vitin 1999 kur presidenti i atëhershëm i Republikës Federale të Jugosllavisë Slobodan Millosheviq shpalli fitoren mbi NATO -n, ndërsa ne e dimë se çfarë fitore ishte ajo”, ka thënë Konzhul. Lidhur me regjistrimin e fshehtë të TV Klan të bisedës midis anëtarëve të njësive speciale të Policisë së Kosovës dhe politikanëve nga veriu i Kosovës në Zubin Potok, ai thotë se edhe kjo tregon se ka pasur një marrëveshje edhe atë jo vetëm në këtë rast, por edhe në një numër të madh të rasteve tjera në Kosovë të cilat e kanë trazuar popullin serb në Kosovë./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark