×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari shqiptar: Dëgjojini këngët e Bregovicit me dëgjuse, jo në prani të shqiptarëve nga Kosova

    Insajderi
    11 August 2021 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Andi Bejtja ka dalë kundër ardhjes së këngëtarit serb Goran Bregiic në Korçë. Në një status në Facebook, Bejtja shkruan se për respekt të shqiptarëve të Kosovës, në Shqipëri nuk duhet të ishte ftuar ky këngëtar, në një kohë që vendi ynë ka mundësi të shumta zgjedhjeve.

    Sipas Bejtjes, këngët e Bregovic nuk ka asnjë arsye që të mos i dëhjojmë, por jo në prani të shqiptarëve të Kosovës, duke respektuar dhimbjen e tyre. Madje në fund të statusit, ai shton se po i dëgjon edhe njëherë vetë këngët e Bregovic, por me kufje.

    KAQ TE VESHTIRE E KENI TE RESPEKTONI DHIMBJEN E SHQIPTAREVE TE KOSOVES?!

    Une jam nga ata qe akoma vazhdoj e degjoj Goran Bregovic, kryesisht pjesen e rrokut kur ishte pjesetar i Bjello Dugme, se ne ate bote te viteve 80-90 thithnim e perthithnim cdo gje qe mund te na rregullonte shijen e kengeve te realizmit socialist…E degjoja pa e ditur cfare perfaqesonte politikisht e cfare qendrimesh kishte, madje as sot nuk e di tamam se cfare perfaqeson politikisht e filozofikisht…Sic thashe mund ta degjoj dhe sot…por nuk jam aq cinik dhe injorant ne te njejten kohe e ritheksoj dhe injorant, cinik dhe pa etike, qe pershembull te me vije per vizite nje Kosovar ne shtepi dhe ta ve per ta degjuar bashke me te. E pra shqiptaret e Kosoves jane vizitore te perhershem ne shtepine tone te madhe gjate gjithe vitit e sidomos ne vere, jane vizitoret me te shumte ne numer dhe sinqerisht nuk e lexoj ate ” kodoshin” e Bashkise Korces, qofte dhe vetem nisur dhe vetem nga pikepamja komerciale, ( ti leme te tjerat), qe duke patur ket fluks Kosovaresh, te shkoje e t’i kape dora ne nje thes me kengetare, pikerisht kete…duke rrezikuar ne menyre te panevojshme madje dhe festen ne vetvete…T’i leme anash gjithe teorite konspirative, jo minishengeni, jo keshtu jo ashtu…Po mire mo injorante kozmopilite, merni pak fryme thelle: kaq te veshtire e keni te respektoni dhimbjen e shqiptareve te Kosoves, e dime qe kemi ndjesi te ndryshme, po kaq te veshtire e keni? Po a e dini ju o popull qe i jepni birre me zorr dashit, qe shumica e hebrejve pas 45, jo vetem u dridhej mishi po te degjonin muzike gjermane, po shumica derrmuese e tyre nuk pranonin ta vizitonin Gjermanine dhe kur kishin per te mare leke ne banke edhe pas 5 dekadash…Keshtu qe nqs do me duhet te zgjedh ne kete rast midis ” Katundareve te Kosoves” dhe ” Kozmopolitaneve te Shqiperise”, pa dyshim jam me kta te paret. E me qe ra fjala do e degjoj edhe njehere Goran me kufje ne vesh.

    Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregovic, në festën e Birrës në Korçë ka irrituar shumë këngëtarë dhe jo vetëm. Një nga një, artistët shqiptarë kanë deklaruar publikisht se nuk do të ishin në Korçë për festën e përvitshme, pikërisht për shkak të pranisë së Bregoviç. Pavarësisht thirrjeve, Bashkia Korçë nuk ka bërë hapa pas dhe ka deklaruar se koncerti do të zhvillohet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark