Gazetari nga Tirana, Isa Myzyraj, ka reaguar pas rastit në Prizren ku dyshohet se Dibran Hoxhaj, i njohur me nofkën Kobra, vrau një 31 vjeçar nga Kuksi dhe plagosi një tjetër.
Myzyraj ka shkruar se ky person është bërë me dhunë personazh publik nga mediat në Kosovë.
“Nje person i akuzuar me dhjetera here per vepra kriminale eshte ftuar gjeresisht ne mediat ne Kosove dhe eshte bere me dhune personazh publik”, ka theksuar Isa Myzyraj.
Ndërkohë ritheksojmë se me rreth 200 vepra penale që rëndojnë mbi Dibran Hoxhën të njohur si “King Kobra”, ish-kryetari i kuvendit të Bujanocit, Adnan Salihu katër vjet më parë e kishte nderuar atë me mirënjohje atë “për kontribut të dhënë ndaj nevojtarëve”.
Në një ngjarje që ishte zhvilluar në Tiranë, personalitete të ndryshme kishin marrë pjesë në atë ngjarje ku qëllimi kryesor ka qenë shpërblimi i personaliteteve me nderimi të veçanta. Një të tillë e pati marrë edhe ish-roja i “Kallashit”, Dibran Hoxha. Atij ia kishte dhuruar mirënjohjen ish-kryetari i kuvendit të Bujanocit.
Postimi i plotë i Isa Myzyrajt:
Nje person i akuzuar me dhjetera here per vepra kriminale eshte ftuar gjeresisht ne mediat ne Kosove dhe eshte bere me dhune personazh publik.
Sot ky personazh vrau nje 31-vjeçar e plagosi nje 27 vjeçar tjeter.
Gezuar festat!