Gazetari i "Shekullit" i quan kosovarët “racë e poshtër” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari i “Shekullit” i quan kosovarët “racë e poshtër”

    Insajderi
    17 August 2016 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Debati i nisur ditëve të fundit për zgjedhjen e futbollistëve shqiptarë që të luajnë me Kosovën duket se ka nervozuar aq shumë një gazetar në Shqipëri, i cili nuk ka kursyer ofendimet ndaj kosovarëve.

    Isuf Kurtaj, gazetar i Shekullit, një medium i rëndësishëm në Shqipëri, iu ka referuar Kosovës si “Kosovska e Metohija” ndërsa ka thënë se kosovarët janë racë e poshtër.

    Gazetari Kurtaj është nga Kosova, por ka studiuar e jetuar në Tiranë tash e disa vite.

    “E zëmë se Kosovska-Metohio që shumë prej jush i paska gërryer kaq shumë meraku me bë ekip kualifikohet, një gjë doja t’ju pyesja: si leshin do të brohorisni? O sa mirë me qenë kosovarë? Yt racë e poshtë!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, shkruan Gazeta Express.

    Disa lojtarë shqiptarë që kanë bërë emër në futbollin ndërkombëtar kanë vendosur që të largohen nga kombëtarja e Shqipërisë për të luajtur për Kosovën, përfshirë këtu edhe Milot Rashicës, i cili ka luajtur edhe me shpresat e Kombëtares së Shqipërisë./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark