×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Gazetari shqiptar që e veshi fanellën e Serbisë i kërkon falje trajnerit, vëllai i së cilit ra dëshmor

    Insajderi
    26 August 2024 - 09:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari i njohur sportiv shqiptar, Ervin Baku e ka sqaruar mbrëmë në emisionin “Favorit” veshjen e fanellës së Serbisë në një lidhje të tij direkte me një televizion shqiptar.

    Baku tha se nuk e kishte ndërmend ta ofendonte e as ta lëndonte askënd dhe për këtë kërkoi falje, shkruan Express.

    Atij ndërkohë i reagoi mysafiri i emisionit, Taulant Dajaku, i cili i tha se ka lënduar shumë njerëz, duke ia përmendur edhe trajnerin Tahir Lushtaku, që po ashtu ishte mysafir mbrëmë në “Favorit”, vëllai i së cilit ra dëshmor në luftën e fundit në Kosovë.

    Baku i kërkoi falje Lushtakut, ndërsa tha se nuk e ka asnjë dyshim se Kosova është zemra e Shqipërisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark