Gazetari Arben Ratkoceri ka treguar se cfarë është duke ndodhur në skenën politike të Maqedonisë së Veriut pas deklaratës për dorëheqje të kryeministrit Zoran Zaev.
Zgjedhjet lokale në në këtë shtet dërguan në një rezultat ku fitoi opozita dhe Zaev deklaroi se do të japë dorëheqje, por deri më tani situata është konfuze teksa Kuvendi do të mbledhët në enjten.
Ratkoceri thotë se deputetët janë të ndarë 60 me 60 dhe deri të enjten priten lëvizje të reja. Ai thtoë po ashtu se ka një garë se kush do ta marrë primatin pas largimit të Zaev.
“Ajo që dihet zyrtarisht dhe në firma dhe deklarata publike, deri dje numri i deputetëve që janë pro rrëzimit të qeverisë dhe pro qeverisë janë 60 me 60. Ishin 61 për rrëzim por një është tërhequr. Kjo është cka dihet. Kuptohet jemi në Ballkan dhe deri të enjten mund të ndodhë që ndonjë deputet të ndërrojë tabor. Dy subjektet kryesore në Maqedoni, LSDM dhe VMRO do bëjnë lëvizjet e tyre. Zyrtarisht Zaev ka dhënë dorëheqje. Më shumë politika zhvillohet kush do ta merr primat për rrëzimin e zotit Zaev, ai vet apo opozita. Sido që të jetë, ky proces është më i qartë se sa procesi i rrëzimit të Zaev”, tha ai në emisionin Pressing në T7.