Gazetari uzbek lirohet pas 18 vjetësh në burg - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gazetari uzbek lirohet pas 18 vjetësh në burg

    Insajderi
    22 February 2017 - 17:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Muhammad Bekjanov, gazetar dhe aktivist i opozitës në Uzbekistan, është liruar pasi ka shërbyer 18 vjet në burg.

    Ai është dënuar për përpjekje për të vrarë presidentin e ndjerë, Islam Karimov, por ka thënë se është torturuar për të pranuar akuzat e fabrikuara.

    Bekjanov është vëllai i liderit në mërgim të opozitës, Muhammad Salih.

    Ai dhe një koleg i tij mendohet se kanë qëndruar në burg më gjatë se çdo gazetar tjetër në botë.

    Kolegu i tij, Yusuf Ruzimuradov, mbetet në burg, njofton rel.

    Karimov ka qenë një nga sundimtarët më autokratikë të Azisë, i cili ka shtypur disidentët në emër të luftës kundër ekstremizmit islamik.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    10 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark