Gazetari i vrarë i “Bota Sot” shkruante me pseudonim – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari i vrarë i “Bota Sot” shkruante me pseudonim

    Insajderi
    18 March 2017 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta “Bot Sot” e ka pranuar se gazetari i vrarë më 2005, Bardhyl Ajeti, ka shkruar tekste me pseudonimin Artur Seiti për këtë gazetë.

    Ajeti kishte shkruar edhe tekste me emrin e vet, mirëpo, duket se shkrimet akuzuese i kishte shkruar me pseudonimin Artur Seiti.

    Ky sqarim  ka ardhur pas një rrëfimi të Ramush Haradinajt, i cili në një intervistë me Gazetën Express kishte treguar se “Bota Sot” kishte ndalur shkrimet kundër tij tek kur ishte takuar me ish-presientin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

    “Artur Seiti (Bardhyl Ajeti), kishte futur panik për të vërtetat që shkruante me penën e tij në atë periudhë dhe AAK kërkonte zbulimin e emrit të vërtetë të autorit”, shkruan B.Sot.

    “Por për lexuesit, është e rëndësishme të dihet se si para 15 vitesh, me këmbëngulësi partia e Ramush Haradinajt, AAK, kërkonte t’a dinte se kush vërtet ishte autori Artur Seiti…”, thuhet më tej në sqarimin e B.Sot.

    Gazetari Bardhyl Ajeti kishte shkruar tekste pasluftës kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së derisa ishte vrarë duke shkuar në shtëpinë e tij, në Gjilan. Ishte qëlluar me plumb në kokë derisa kishte ndërruar jetë në Qendrën Emergjente në Prishtinë. Vrasja e tij ende mbetet e pasqaruar. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark