Gazetari zbulon se Hekuran Muratit i është “shqyer thesi” në tetë vende - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari zbulon se Hekuran Muratit i është “shqyer thesi” në tetë vende

    Insajderi
    28 March 2023 - 19:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave Hekuran Murati, i njohur edhe për merakli të meseleve në foltoren e Kuvendit të Kosovës, tha se “thesi i shqyer i financave është qepur” derisa prezantoi një grafikon që supozovisht demonstronte se “deficiti buxhetor u zvogëlua në rekord historik”, shkruan Insajderi.

    Megjithatë se ky “thes” është “qepur” tamam siç pandeh Murati nuk po e beson gazetari Lavdim Hamidi. Në tetë vende, siç lë të kuptohet Hamidi, ky thes vazhdon të mbetet i shqyer.

    “Pse Hekuran Murati nuk flet për: Deficitin tregtar 5 miliardë €; 150 milionë € humbje të Trustit; Trusti pa Bord; BQK pa guvernator; Rënie të investimeve në projekte kapitale; Rritje të interesit në kredi; Shtrenjtim të rrymës; Inflacion 10.5%”, shkroi ai.

    Çfarë tha Murati?

    Investimet kapitale janë pothuajse inekzistente, rritja ekonomike ka marrë tepojzën e standardi i jetesës ka pësuar rënie enorme, por Ministri i Financave Hekuran Murati, thotë se “thesi i shqyer i financave është qepur”, shkruan Insajderi.

    Në shoqërimin e frazës së “qepjes së thesit të shqyer” Murati u paraqit me një grafikon në Facebook-un e tij për të treguar se “Deficiti buxhetor zvogëlohet në rekord historik”.

    “Financat publike janë kthyer në binarë dhe thesi i shqyer është qepur. Jemi kujdesur që të mos shkaktojmë barrë të paqëndrueshme financiare e të mos rrisim borxhin publik, përkundër faktit që kishim pakot mbështetëse më voluminoze në rajon”./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark