Gazetaria e shkruar - profesioni më i keq në botë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetaria e shkruar – profesioni më i keq në botë

    Insajderi
    16 April 2016 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetaria e shkruar është profesioni më i keq për vitin 2016, ka konstatuar CareerCast. Hulumtimi ka ka listuar profesionet më të këqija sipas disa parametrave si niveli i konkurrencës, pritshmëritë e karrierës, paga dhe kushtet e punës.

    Zanati i gazetarëve është konsideruar më i keq edhe sesa i zjarrëfikësve, druvarëve e ushtarakëve.

    Gazetarët e medieve të shkruar

    Rënia graduale e publikimeve ka shkaktuar një reduktim drastik të perspektivës së punës dhe reduktim të reklamave, gjë që sjell uljet e përfitimeve.

    Druvarët

    Shtimi i mediave dixhitale ka sjellë edhe uljen e shitjes së letrës. Së bashku me lodhjen fizike dhe rrezikshmërinë e ambientit të punës, ky profesion hyn në treshen e profesioneve më të këqija të vitit.

    Gazetar televizioni

    Edhe në fushën e gazetarisë televizive është parë një ulje e mundësive të punësimit, ulje pagash dhe rritje e stresit.

    DJ

    Konkurrenca e shërbimeve “streaming” dhe “podcast” ka bërë që radiot të ulin shpenzimet duke hequr nga puna DJ-t.

    Ushtarakët

    Është një nga profesionet më stresuese dhe më të rrezikshme, së bashku me zjarrfikësit.

    Taksist

    Është një profesion me shumë stres për shkak të trafikut dhe me pagë shumë të ulët.

    Zjarrfikës

    Ka një rrezikshmëri vdekjeprurëse pasi kryhet në ambientin më të rrezikshëm të mundshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark