Gazetaria kosovare është e kalitur në luftë për lirinë e saj! - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Gazetaria kosovare është e kalitur në luftë për lirinë e saj!

    Insajderi
    18 June 2023 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkruan: Dita Saraçini Kelmendi

    Gazetaria kosovare eshte e kalitur ne lufte per lirine e saj!

    Prandaj cdo qytetar i ketij vendi ne parim, duhet te jete prane lirise se medias!

    Demonstrat! Nje popull i tere ne rruge! Viti 1998, muaji tetor! Para fakultetit Filologjik, tek semaforet ishin vendosur demonstrantet dhe udheheqesit e demostrates! Prof. Fehmi Agani ishte ne balle! Ne mesin e tyre shume veprimtare, intelektuale, e qytetare! Mbaj mend qe afer profesor Aganit po qendronin Veton Surroi dhe Albin Kurti!

    Ne anen tjeter policia serbe me topat e ujit! Ne nje moment nuk e di as vet se si, e gjeta veten perpara policit dhe kordonit qe qendronte para topit! Isha midis topit te ujit , policise dhe nga ana tjeter e demonstranteve!

    Çka po doni? Çka do te beni? E pyeta policin me ze te larte! I habitur qe me sheh para vetes ai u pergjigj: do te gjuajme!

    Nuk kam pritur, me vrap kam shkuar drejt demonstranteve! Me te arritur te profa, sic e quanim Prof. Aganin, i kam thene: keta do te gjuajne! E kam pare ate dhe te gjithe te tjeret te ulen duke mbrojtur kokat me duar ndersa jam kthyer nga topat e ujit! Nje goditje e tmerrshme me perfshiu trupin dhe fytyren! Sikur njemije gjilpera te futeshin ne te gjitha poret e trupit! Goditja me ngriti prej toke dhe me ka perplasur per telat gjembor rreth rruges! Ne ate rremuje, shpejt jam ngritur nga toka dhe kam kontrolluar kasetofonin e varur rreth qafe, ndersa po mbaja ende shtrengueshem mikrofonin ne dore!

    Ky m… ende po punon thash me ze dhe ktheva koken nga demonstruesit qe po goditeshin me shkopa gome nga policia! U ngjita ne drejtim te fakultetit dhe pash Eugenin (Saracinin) se si po kacafytej me nje polic i cili me shkop gome po e godiste me force koken e pergjakur te prof. Dr. Ali Zatriqit.

    Vrapova ne ate drejtim duke britur qe te largohej!Eugeni po e shtynte me force! Polici u ndal dhe u largua! Eugeni po i ndihmonte profes te ngritej, nderkohe une perfundova serish ne vrap per t i ndihmuar balerines Sabrije Spahiu, e cila po goditej nga nje polic tjeter!

    Rremuje, britma, gjak gjithandej!

    Policia serbe godiste pa meshire ! Nuk ishin vendas! Ishin forca te ardhura nga Serbia.

    Shperndarja e dhunshme e demostruesve perfundoi!

    Koleget gazetare, ne numer te madh, po ndihmonin njeri tjetrin dhe njerezit qe te largohen nga beteja e pabarabarte!

    U morrem vesh qe te mblidhemi dhe koordinohemi ne Klubin e Korrespondenteve! Ishte ne ndertesen karshi Pallatit te Shtypit Rilindja!

    Une shkova ne banese, karshi Kishes se sotme Katolike! Me duhej hequr teshat e qullta nga goditja e topit te ujit!

    U nderrova, ndersa po i shperlaja plaget nga telat gjembore dhe perplasjet!

    Ne telefonin tokesor thirra ne Klub te Korrespondenteve!

    Do te me lajmerohej Hajria, sekretaresha, e cila e tmerruar do te me tregonte se jane te rrethuar nga policia serbe! Ndersa me luste qe mos ta mbyll telefonin ngase nuk po ka sinjal thirrjeje! E kane rrahur Ibren! ( Ibrahim Osmanin).

    Pernjehere degjova britma te tmerrshme nga ana tjeter e linjes. Cka po ndodhe brisja nga ana tjeter? Po e rrahin Sherifin! O zot, do ta vrasin? Hajria po me shpjegonte se te hyrja e Klubit po rrihej tmershem, kolegu yne Sherif Konjufca (babai i Glauk Konjufces). Sherifi, ish i burgosur politik, kolege, por edhe mik i dashur yni!

    U tmerrova! I thash Hajries te qendroje ne lidhje! Nderkohe me telefon mobil kerkova Kryqin e Kuq Nderkombetar! I informova se gazetaret ne Klubin e Korrespondetnteve ishin te rrezikuar, ndersa nje kolege yne po keqtrajtohej tmerrshem! Gazetaret ishin te ngujuar dhe nuk mund te dilnin jasht. Policia u kishte bllokuar deren! Ata po shihnin tmerrin me sy!

    Nga Kryqi i kuq me thane se jane ne terren dhe se po bejne perpjekje per te arritur! Mbylla lidhjen dhe kerkova Shefin e Zyres amerikane!

    E di Aferdita, jam duke e pare skenen nga Pallati i Rilindjes ku jam bllokuar edhe une, nuk me lene te dal! U ndjeva e pafuqishme! Ne cdo vend normal, qytetari, gazetari, kur rrezikohet, therret policine! Mirepo ky vend nuk ishte ne rrethana normale, nuk kisha ke ta therras! Ishim te lene te gjithe ne meshiren e bishave qe nuk kursenin asgje para vetes!

    Atehere thirra Kohen Ditore! Me thane se jane sulmuar dhe se kane te vrare edhe nje punetor te tyre!

    Ishte lufte per mbijetese! Po sulmoheshin gazetaret gjithandej! Dhe ky ishte orkestrim i planifikuar me heret!

    Ne Klub gjendeshin gazetaret korrespondent te Zerit te Amerikes, BBC, Deutche Welles, RTMaqedonise, Te RTSH e plot te tjere!

    Shpresa e fundit ishte Juliani dhe Dejvidi, zyrtare britanik te ambasades britanike ne Beograd, qe ate dite i pash ne Prishtine!

    I thirra! Me thane pa hezitim qe po nisen drejt Klubit! Ishin ne makine dhe po vezhgonin ngjarjet!

    Nderkohe njoftova Hajrien se po vijne ! Ende degjoheshin britmat nga keqtrajtimet!

    Nuk kaloi shume dhe para Klubit zbarkuan diplomatet britanik dhe nje diplomat finlandez, te cilet pa hezitim i futen forcave policore dhe nga duart ua marrin gazetarin qe po keqtrajtohej!

    Nuk kam pasur fjale per t i falemnderuar!

    Nderkohe, arrin edhe Kryqi i Kuq nderkombetar!

    Koleget e lenduar dergohen ne ambulancen Galaksia per ndihmen e pare!

    Ky eshte vetem nje tregim, nga te shumtet per gazetaret dhe luften e tyre jo vetem per informin por edhe luften e perditshme ekzistenciale! Cdo njeri prej nesh kemi bartur me vete ndjenjen e goditjes se plumbit ne qafe! E kemi pritur cdo moment! Nuk them se nuk jemi frikuar! Po! Mirepo mbi ndjenjen e frikes ka mbizoteruar profesioni dhe pergjegjesia per te informuar! Fjala e lire dhe e verteta per ne ka qene dhe mbetet vokacion jetesor! Ky percaktim ishte dhe mbetet menyre e jeteses !

    Jemi gjenerate e kalitur ne lufte !

    Dhe sot, asnje, ama asnje nuk mund te mohoje punen dhe sakrificen e gazetareve! As dje, as sot, as neser!

    Ata jane aty per t’i sherbyer profesionit dhe percaktimit per informim te drejte! Kete e mesuan dhe e kaliten ne lufte per informim!

    Cdo gje tjeter eshte manipulim i manupilatoreve dhe ata nuk e kane vendin ne rradhet tona!

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Op-Ed
    16 December 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark