Sot në ora 14:00 ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thirrur një konferencë për medie.
Me të filluar konferenca, gazetarët e pranishëm në sallë kanë bojkotuar atë si shenjë revolte ndaj vendimit për pezullimin e licenses së mediumit Klan Kosova.
Këtë konferencë e ka bojkotuar edhe gazetarja e Radio Televizionit të Kosovës, duke e lëshuar sallën bashkë me gazetarët e tjerë.
Mirëpo sipas burimeve të Gazetës Insajderi, bordi i RTK-së nuk e ka pritur aspak mirë bojkotimin e gazetares.
E përkundër që gazetarja e tyre e ka lëshuar sallën, RTK-ja e ka marrë prej faqes së Ministrisë duke e transmetuar konferencën e Ministres Hajdari.