
Gazetarja e RTK-së, Alba Merovci, ka reaguar ashpër ndaj këshilltarit të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së dhe njëherësh kryetar i sindikatës, Fadil Hoxha, pas komenteve seksiste që ai ka bërë në drejtim të saj.
Merovci tha e se deklaratat e Hoxhës janë gjuhë kafenesh dhe jo e një kryetari sindikate.
Sipas saj ky mentalitet është një nga shumë arsyet që largohet nga sindikata që Hoxha e udhëheq.
“Me vjen mire qe me ne fund u kujtove se une, Alba Merovci Gashi, te ciles ti i referohesh thjesht si “gruaja e Astritit”, punoj ne RTK dhe jam anetare e sindikates qe ti e udheheq. Edhe atehere kur kam kaluar padrejtesite me te medha, ti ke zgjedhur te heshtesh. Arsyet i di vet. Ne vend qe te reagosh per faktin qe une dhe 699 kolege te tjere nuk kemi marre page prej 2 javesh, ti zgjedh te perdoresh gjuhe seksiste dhe patronizuese, duke ma mohuar emrin, identitetin dhe poziten time profesionale, sikur ekzistoj vetem permes burrit tim. Kjo eshte gjuha e kafenese, jo e nje kryetari sindikate. Une kam emer, kam karriere dhe kam ze. Asnjeren prej ketyre nuk mund te m’i marre nje si ti. Ky mentalitet i yti eshte nje nga dhjetera arsyet pse une publikisht terhiqem nga Sindikata qe ti e udhëheq”, ka shkruar ajo.
Hoxha, gjatë një debati në rrjetet sociale me gazetarin Astrit Gashi mbi gjendjen në RTK, iu referua bashkëshortes së gazetarit, e cila punon prej kohësh në RTK, duke përdorur gjuhë ofenduese dhe seksiste, duke shkruar mes të tjerash: “Astrit, ishalla s’je met ne rroge te grus”.