Gazetarja e televizionit francez, Veronique Robert, e cila para pesë ditësh u plagos rëndë në qytetin irakian të Mosulit, ndërroi jetë në spital jo shumë larg Parisit.
Televizioni francez “France Televisions” bëri të ditur se gazetarja Robert, e cila më 19 qershor u plagos rëndë gjatë një shpërthimi në Mosul, ka ndërruar jetë, raporton AA.
Robert pas shpërthimit urgjentisht është transferuar në spitalin në Bagdad, ku është operuar. Të enjten është transferuar në spitalin Percy, afër kryeqytetit të Francës, në të cilën edhe ndërroi jetë.
Ajo ndiqte aktivitetet e njësitit francez në aksionin rreth qytetit të Mosulit, ndërsa gjatë shpërthimit u plagosën edhe dy gazetarë francezë, dhe një irakian.
Irakiani Bahtiyar Haddad humbi jetën në vendin e shpërthimit, gazetari francez Stephan Villeneuve ndërroi jetë një ditë pas shpërthimit, ndërsa gazetari i LeFigaroa, Samuel Forey u lëndua lehtë.