Gazetarja Hoxha pas sulmit të Top Channel: Dëshmitarja e parë që e ka parë Pal Kolan është e traumatizuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetarja Hoxha pas sulmit të Top Channel: Dëshmitarja e parë që e ka parë Pal Kolan është e traumatizuar

    Insajderi
    28 March 2023 - 13:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në “Wake up” në lidhje me sulmin ndaj Top Channel tregoi se personi i parë që e ka parë të ndjerin Pal Kola në minutat e fundit të jetës ka qenë një kolege e saj e cila ishte e traumatizuar.

    “Dëshmitarja e parë ka qenë një kolege e imja që s’po ia përmend emrin, dhe ajo kishte mbaruar turnin dhe po priste oficerin e Policisë e traumatizuar dhe më thoshte “Pse po vonojnë?”, ka thënë Hoxha.

    Ajo tha se mënyra se si ka ndodhur ngjarja, tregon se ka qenë një mekanizëm mafioz i organizuar.

    Përpikmëria, shpejtësia, makina që kishin zgjedhur, target e vjedhura…tregon për një mekanizëm mafioz të organizuar”, tha gazetarja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark