Gazetarja me lot në sy, me vajzën në krahë tregon se si u keqtrajtua nga mjekja kujdestare në spitalin e Tetovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetarja me lot në sy, me vajzën në krahë tregon se si u keqtrajtua nga mjekja kujdestare në spitalin e Tetovës

    Insajderi
    17 November 2023 - 17:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë mbrëmjës së djeshme, gazetarja shqiptare e Maqedonisë së Veriu, Liridona Vejseli është përballur me një keqtrajtim nga mjekja kujdestare në spitalin e Tetovës, konkretisht në repartin e ORL-së. Vejseli kishte shkuar pas mesnatës për të kërkuar ndihmë mjekësore për vajzën e saj të vogël, e cila, po lëngonte.

    Vejseli në video rrëfeu se fillimisht shkoi në repartin e pediatrisë, aty ku edhe mjekja kujdestare i tha që shqetësimi i fëmijës nuk ka të bëjë me aspektin pediatrik, por duhet të bëjë një kontroll për veshët.

    Sipas saj mjekja kujdestare, Vjosa Elezi as nuk i shikoi në sy, teksa thotë se me një “sjellje arrogrante” ia hodhi dokumentet në fytyrë.

    “Na tha se duhet të keni udhëzim. Unë i tregova se ne kërkuam udhëzim te reparti i Pediatrisë, por ato na thanë se duhet të vijmë direkt këtu. Mjekja na i hodhi dokumentet në fytyrë dhe menjëherë u largua nga zyra”.

    “I bëjë thirrje ministrit të Shëndetësisë, që menjëherë të marr masa për këtë mjeke arrogante, super arrogante, me fëmijun në krahë që lëngon, e cila nuk mundi sytë të na i hedhi. A jeni normal? Ku është humanizmi në këtë shtet?”, u shpreh ajo teksa shpërtheu dhe në lot.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark