Tetë persona dje në Vushtrri të nacionalitetit serb u ndaluan nga policia e Kosovës, duke u liruar më pas.
Në mesin e të ndaluarve, ishte edhe gazetarja Tamara Grujiç.
Madje, Drejtori i të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se gazetarja u arrestua, por, kjo e fundit ka mohuar një gjë të tillë.
Ajo tha se ndalesa nga Polica e Kosovës u bë thjesht për një kontroll identiteti.
Gazetarja që po realizon shfaqjen humanitare “Me Tamarën në veprim” tha se ekipi i saj është i lirë dhe nuk ka qenë i arrestuar.
Për lajmin e rremë që e dha kjo zyrë, ka reaguar edhe Blerim Vela, duke thënë se gjithçka është një gënjeshtër tjetër e sajuar nga Serbia.